Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me mundësitë e formimit të qeverisë së përkohshme, ide e propozuar nga partnerja e tij e koalicionit, Mimoza Kusari-Lila.
Kurti heshti derisa u pyet në lidhje edhe me angazhimin e tij për formimit të qeverisë së re. Kosova ende nuk ka themeluar institucionet e reja edhe mbi tetë muaj pas zgjedhjeve të reja.
Gjykata Kushtetuese më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.
Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast se nuk kompletohen trupat e legjislativit.
Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë. /kp



Të tjera
Lajme
Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Në ditën e fundit të muajit
Aktuale
BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike
Efektet anësore të konfliktit që tani
Lajme
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
Në kuadër të zbatimit të kompetencave