Qeveria në detyrë ka rritur pensionin minimal nga 120 në 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç për 50 për qind.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rreth 200.000 pensionistë dhe mbi 400.000 fëmijë do të përfitojnë nga këto rritje qysh nga 1 nëntori.
“Nga Ministria e Financave kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojnë rreth 150 mijë të punësuar. Ashtu siç ju kam premtuar sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro. Duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë”.
“Për fëmijët nga 0-16 vjeç do të rriten për 50%. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marrë 60 euro”.



Të tjera
Lajme
Dhunë në familje në Prishtinë: Gruaja raporton bashkëshortin për sulm fizik
Numri i rasteve të dhunës në
Aktuale
Nga 1 janari në fuqi ligji që po frikëson bizneset
Nga 1 janari sipas ligjit të
Aktuale
A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?
Prej gati katër muajsh Kosova e