Kryeministri në largim, Albin Kurti, do të pres në takim gjatë ditës së sotme, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, ku është shtuar se tkaimi do të zhvillohet në orën 18:40.
Para Kurtit, Costa do të zhvillojë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Ndërkaq, dje është bërë e ditur se, Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.
Ndryshe Costa është duke vizituar gjashtë vendet e rajonit. Ai dje ka vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Sot gjatë paradites Malin e Zi, pasdite do të jetë në Kosovë. Kurse pastaj, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu