Kryeministri në detyrë Albin Kurti, thotë se Gjykata Kushtetuese ‘me akgjytkimin paraprak’ iu tha partive politike që ‘të merren vesh’ sepse Kushtetuesja ‘nuk i zgjidhë mosmarrëveshjet’.
Por, përkundër kësaj, siç shprehet Kurti, ‘partitë politike dërguan prapë lëndë në Gjykatën Kushtetuese’.
“Ne kemi ofruar dy kompronise, i pari ka qenë që me rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjedhet me të parën kandidatja jonë Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë të merremi vesh për paketën e votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve dhe të kthehemi te votimi i hapur. Kur Kushtetuesja na ka thënë me pikë të vecantë, se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, partitë opozitare menjëherë dërguan lëndë të reja në Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë, uluni dhe merruni vesh, ti nuk dërgon prapë lëndë për raste të reja”, tha Kurti.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ‘ka ofruar alternativa për kompromis’.
“Ne nuk e kemi bërë këtë si VV, ndërkaq PDK dhe LDK menjëherë shkuan në Gjykatë thuajse nuk ekzisonte ai akgjytkim paraprak. Jam unë që kam shkruar letra për t’u takuar në frymë bashkëpunimi. Është dëm që nuk është konstituar Kuvendi. Unë i kam kompetencat e kufizuara por po kam më shumë punë”, tha Kurti.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës