Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një mision ndërkombëtar stabilizues për Gazën, duke pasur parasysh edhe përvojën tonë si vend që ka përfituar nga prania ndërkombëtare që nga viti 1999”. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Ai theksoi se Kosova është e hapur për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare në Gaza, si pjesë e një force me karakter stabilizues dhe bashkëpunues ndërkombëtar.
Kurti rikujtoi se në fund të janarit 2025, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro ndihmë humanitare për popullin palestinez në Gaza, si një akt solidariteti.
Sipas tij, aktualisht është në shqyrtim një propozim i Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit i kërkohet Kuvendit të Republikës miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë mision.
Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë vitit të kaluar, ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Jashari, kishin kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, ku u diskutua krijimi i një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.
Propozim vendimin në mbledhjen e Qeverisë e ka arsyetuar ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të Komandës së unifikuar të forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit e cila ka për mision zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë”, është shprehur ai.



Të tjera
Aktuale
Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën, FSK-ja drejt misionit në Gazë
Sot, në mbledhjen e shtatë të
Lajme Sport
Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë
Kombëtarja e Kosovës do të përballet
Aktuale
Kurti paralajmëron diskutime për Presidentin
Kryeministri Albin Kurti tha se nuk