​Kurti inkurajon qytetarët që të aplikojnë për subvencionimin e energjisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj, krahas rritjes prej 20% të shumës për familjet përfituese të asistencës sociale, ka nisur zbatimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2025–2026.

Ky program synon të ofrojë mbështetje financiare për familjet më të cenueshme gjatë sezonit të dimrit, për të lehtësuar përballimin e kostove të energjisë elektrike.

Aplikimi dhe Platforma

Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim përmes platformës zyrtare eKosova, në kategorinë “Shërbime – Grante dhe Subvencione”, përmes këtyre linkeve:

Për asistencën sociale: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32

Për subvencionin e energjisë: https://ekosova.rks-gov.net/562

Kush mund të përfitojë?

Për të qenë përfitues, familjet duhet të përmbushin këto kritere:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të kenë të ardhura deri në 150 € për anëtar të familjes;

Të kenë pasuri të paluajtshme jo më shumë se 100,000 €.

Subvencioni llogaritet bazuar në një formulë që merr parasysh të ardhurat mesatare familjare dhe faturën mujore të energjisë.

Për ata që kanë aplikuar më parë

Familjet që kanë qenë pjesë e programit në vitin 2024 nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat janë bartur automatikisht. Megjithatë, nëse ka ndryshime si: numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehësori elektrik, të dhënat mund të përditësohen në formularin ekzistues dhe të konfirmohen duke klikuar “Apliko”.

Afati për aplikim

Aplikimi do të jetë i hapur për 6 muaj, por pagesat nuk do të bëhen retroaktivisht, andaj qytetarët ftohen të aplikojnë brenda muajit tetor për të përfituar mbështetjen që nga fillimi i programit.

Të tjera

Shëndetësi

A ftoheni nëse dilni me flokë të lagura?

Ideja se ftoheni nëse dilni menjëherë

Showbiz

Kështu duket pas aksidentit të rëndë aktori Osman Azemi

Aktori Osman Azemi, i njohur për