Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ia ka lëshuar katër milionë euro komunës së Podujevës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, për të rregulluar shtratin e lumit Llap.
Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili po garon edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, ka nënshkruar një memorandum me ushtruesin e detyrës së ministrit në detyrë, Hysen Durmishi, i cili shkoi atje për këtë ngjarje.
“4 milionë euro është vlera e memorandumit që bashkë me ministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, po e bëjmë realitet ndërtimin dhe meremetimin e shtratit të lumit Llap dhe lumenjve tjerë në Podujevë. Ky investim i madh nënkupton siguri shtesë për jetën e qytetarëve tanë, të shtëpive dhe të pronave, si hap i fuqishëm për mbrojtje nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera. Bashkë me Qeverinë e Kosovsë për punë të mira në Podujevë!”, ka shkruar Bulliqi.
Gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti komunat janë ankuar për mungesë fondesh nga qeveria për zbatimin e projekteve të tyre./Express/



Të tjera
Aktuale
Rritet çmimi i naftës për 4%
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent
Lajme
Bllokimi i Ngushticës së Normuzit, “tërbim” global me thirrjet për kursim energjie
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e
Aktuale
Kosova rikthehet në agjendën e BE-së, lirohen 205 milionë euro
Komisioni Evropian ka konfirmuar zyrtarisht heqjen