Pas konstatimit të djeshëm se seanca e Kuvendit të Kosovës është konstituar me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetari i pestë, sot Lëvizja Vetëvendosje menjëherë ka dërguar tek presidentja e Republikës së Kosovës, emrin e Albin Kurtit si mandatar për krijimin e Qeverisë së re, shkruan Express.
Sipas Kushtetutës, Kurti tashmë ka në dispozicion vetëm 15 ditë për të krijuar shumicën e thjeshtë prej 61 votash për formimin e institucioneve të reja.
Megjithatë, aktualisht partia që drejton kryeministri në detyrë, ende s’ka asnjë marrëveshje për koalicion me ndonjë prej partive politike, gjë që do t’i siguronte votat e mjaftueshme për bërjen e Qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ka zvarritur për muaj të tërë procesin e zgjedhjes së kryeparlamentarit në mungesë të numrave për zgjedhjen e tij.
Pas zgjedhjeve të shkurtit, Kurti ka zhvilluar takime me pakicat jo-serbe, përkrahjen e të cilëve e ka, ndërkohë bisedime ka pasur edhe me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Pavarësisht takimeve me Limajn, nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret për ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje, meqë Limaj kërkonte garanci nga Kurti që i ka 61 votat për krijimin e Qeverisë së re, në këmbim të votave të NISMA-s për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ndërkohë nga Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi kanë refuzuar ftesat e Kurtit për takime rreth krijimit të Qeverisë së re, derisa nga LVV thonë se s’duan institucione të reja që dalin nga një bashkëpunim me PDK-në.
Kurti në Kuvend i ka 56 deputetë, përfshirë Nenad Rashiqin dhe ata të komuniteteve jo-serbe, që janë të pamjaftueshme për votimin e Qeverisë së re, për të cilën kërkohen plotë 61.
Ndonëse s’kanë koalicion me asnjë parti, nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë gjithë kohës thonë se i kanë votat për krijimin e Qeverisë së re.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar sot se “Qeveria Kurti 3 po vjen”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pasi ka dekretuar Kurtin për krijimin e Qeverisë së re, ka thënë se pret që një gjë e tillë të bëhet shpejt dhe që institucionet e reja të punojnë për të mirën e qytetarëve.
“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet