Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke e përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”.
Sipas Kurtit, vendimmarrja dhe politika e tij kanë “kombinuar drejtësinë normative të Immanuel Kantit, utilitarizmin e John Stuart Mill-it dhe etikën e virtytit të Aristotelit”.
Kurti ka theksuar se kjo qasje “trekëndëshe” është përdorur për të udhëhequr marrëdhëniet me qytetarët dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke e bërë politikën më të lidhur me popullin dhe më të orientuar drejt rezultateve praktike dhe morale.
“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm”, ka thënë Kurti.
Pjesa e fjalimit të tij nga Davosi, është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një video ku Kurti shpjegon qasjen e tij filozofike në qeverisje.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura