Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë të UÇK-së, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa anëtarë të tij do të jenë edhe ministra tjerë, si dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e dytë të qeverisë së tij të re, derisa po fliste për këtë temë dhe për Epopenë e UÇK-së u ngatërrua pak në radhitjen e muajve, duke dashur të thoshte se në historinë e Kosovës muaji mars vjen para shkurtit për shkak të ngjarjeve historike që ndodhën këtë muaj.
“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen pas marsit, m’falni shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri”, tha Kurti



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite