Kurti dhe Limaj darkojnë bashkë – flasin për koalicionin e ri qeveritar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar këtë të premte për një darkë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Burime të Kanal10 bëjnë të ditur se tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me tre deputetët e Nismës.

Limaj, përmes një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, ka siguruar tre mandate në legjislaturën e re – pikërisht aq sa i mungojnë Kurtit për të formuar qeverinë vetëm me mbështetjen e Nismës dhe komuniteteve joserbe.

Të tjera

Lajme

SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i

Lajme

​ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka