Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
KALLXO.com mëson se kjo është hera e dytë që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori.
Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka folur për rastin.
Gjoba vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.
Pas këtyre veprimeve, Gjykata ka nxjerrë vendim të dytë duke e dënuar Kurtin sërish me 250 euro.
Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot