Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po vazhdon vizitë se saj në SHBA në mesin e kësaj jave do të kthehet në Kosovë kur edhe do ta mbajë një konferëncë për media në lidhje me reagimet e zyrtarit të lartë të SHBA-së, Richard Grenell. Kështu konfirmoi Bekim Kupina, shefi i kabinetit të Osmanit për rtv21.
Emisari i SHBA-së, Richard Grenell, ka akuzuar presidenten, Vjosa Osmani, për siç ka thënë ai- “manipulim” të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, në një reagim të saj.
“Turp për Vjosa Osmani që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell.
Presidentja Osmani gjatë një ligjerate në Uashington ka thënë se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, së voni ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.
“Nga informatat e sigurisë që i marr çdo ditë, Trumpi ka parandaluar një ndezje të mundshme së fundmi. S’po flasim për 2023-n, 2020-n, por për zhvillime shumë, shumë të vona”, ka deklaruar presidentja Osmani.
Të tjera
Aktuale
SHBA ia bën të qartë se ai është problemi, Kurti përpiqet t’i mbajë gjallë raportet
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë
Aktuale
Paralajmërimet për reshje shiu, komuna e Prishtinës- qytetarëve
Komuna e Prishtinës, ka reaguar me
Aktuale
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 18 shtatorit në Debëlldeh të Vitisë
Policia në Gjilan ka njoftuar se