Charles Kupchan, një ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë, duke theksuar se duhet parë si pjesë e përpjekjeve të tij për të rikthyer vëmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si një “negociator i shkëlqyer”.
Kupchan theksoi se premtimet e Trumpit për të përfunduar luftën në Ukrainë dhe për të zgjidhur konfliktet në Lindjen e Mesme nuk janë pasqyruar në realitet, pasi luftërat vazhdojnë me intensitet dhe aktorët kryesorë nuk po tregojnë shenja të gatishmërisë për kompromis.
“Meqë nuk po arrin rezultate të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në diplomacinë me Ukrainën dhe Rusinë, Trump mund të jetë përpjekur të kthejë vëmendjen nga Kosova dhe Serbia, për të mundur të arrijë ndonjë fitore të mundshme”, u shpreh Kupchan në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Kupchan shtoi se postimi i Trumpit mund të shihet si përpjekje për të rikujtuar opinionin publik për arritjet e tij të mëparshme.
Ai po ashtu vlerësoi se Trump po tentonte të riafirmonte vetëbesimin e tij si një negociator, për shkak se shumë nga premtimet e tij, si përfundimi i luftës në Ukrainë dhe ndalimi i luftës në Lindjen e Mesme, janë dëshmuar të pasaktë.
Për më tepër, ai theksoi se Kosova dhe Serbia nuk janë në luftë që nga viti 1999, duke shtuar se Trump ka ngatërruar disa fakte në përpjekjet e tij për të komentuar situatën aktuale.
“A pati sukses administrata Trump, me [të dërguarin për dialogun Kosovë-Serbi, Richard] Grenell, në avancimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë? Po. A arritën ata të ndërmjetësojnë një marrëveshje që Kosova të krijojë marrëdhënie diplomatike me Izraelin? Po.
Këto nuk janë të parëndësishme. Por, ideja se Trump – në njëfarë mënyre – ka shmangur ose i ka dhënë fund luftës, është thjesht e pasaktë.”, tha ai.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make