Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend, aty ku pas pak pritet të fillojë një takim i tij me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky do të jetë takimi i parë për çështjen e Presidentit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila dha një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.
Gjykata Kushtetuese vendosi më 25 mars që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, duke e shpallur pa efekt juridik një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti para disa ditësh kishte paralajmëruar se t’u bënte ftesa për takime kryetarëve të partive opozitare. Por përpara kësaj, ai thoshte se i nevojiteshin “konsultimet e brendshme”, të cilat thoshte se ende nuk kishte pasur kohë t’i bënte.
Ai ka thënë se “nuk është mirë të jemi veçse 80 apo 81” deputetë, por “rreth 85”, për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u bë të shtunën ushtruese e detyrës së Presidentes – detyrë që mund ta ushtrojë maksimumi 6 muaj – ndërsa Vjosa Osmani përfundoi mandatin presidencial pesëvjeçar.
Mundësia që Osmani të rizgjidhej presidente duket se u hodh përfundimisht poshtë më 5 mars, kur partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se për shef të shtetit e kishin propozuar Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme.



Të tjera
Aktuale
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, është sfidë gjigande që një parti t’i ketë 80 deputetë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është
Aktuale
Abdixhiku: S’ka marrëveshje me Albin Kurtin për presidentin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare Iraniane
Shefi i organizatës së inteligjencës së