Lëvizja Vetëvendosje edhe në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka paralajmëruar se do të vazhdojë ta kandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të legjislaturës së 9’të.
Ndonëse votimi për kandidaten që formalisht e propozoi të shtunën Glauk Konjufca, pasi deputetët me konsensus arritën ta tejkalojnë çështjen e verifikimit të mandateve, në dy runde siguroi vetëm 57 vota, partia e Kurtit s’ka hequr dorë.
PDK, LDK dhe AAK e NISMA e Fatmir Limajt votuan kundër ose abstenuan për këtë kandidaten e VV’së e cila në sytë e tyre mbetet një figurë jo e denjë për këtë post dhe në masë të madhe polarizuese dhe përçarëse në skenën politike. Shumë deputetë të VV’së kanë bërë akuza ndaj “opozitës” se po e bllokon konstiuimin e Kuvendit. Ata shpreheshin të bindur se i kanë numrat ndërsa në opinion përflitej se Kurti ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje me Limajn. Pikërisht ky subjekt të shtunën nuk i dha votat për kandidaten e VV’së duke e vulosur se nuk kanë marrëveshje. Votë për Kurtin nuk pati as deputetja e Duda Balje e cila kur u krye votimi nuk qëndroi fare në sallë. Më vonë e konfirmoi se nuk do të bashkëpunojë me Kurtin dhe se do të qëndrojë në “opozitë”.
Neni 11 i rregullores së Kuvendit të Kosovës që është në fuqi nga viti 2022 konfirmon se i takon subjektit më të madh në Kuvend ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
“1.Kryetari i Kuvendit zgjidhet në seancën konstituive, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
2. Kryesuesi i seancës konstituive kërkon nga subjekti politik më i madh në Kuvend, të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.
3.Kryesuesi i seancës konstituive konstaton rezultatin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, shpall zgjedhjen e Kryetarit dhe e fton të zërë vendin e tij” thuhet në rregullore.

Por çfarë ndodhë kur subjekti më i madh nuk i ka votat dhe nuk bashkëpunon me subjektet tjera?
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14 i vitit 2014, në pikën 127 thekson se “është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”.
Në këtë situatë, Kurti dhe VV e kanë të pamundur ta zgjedhin kryeparlamentarin pa e “gjetur mënyrën” me deputetët tjerë siç theksohet në aktgjykimin e përmendur në mënyrë që të evitohet edhe një seancë pas 48 orësh dhe që çështja të mos përfundojë përsëri në Kushtetuese.

Të tjera
Aktuale
Pikat kufitare të ngarkuara sot, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova
Deri në tri orë janë pritjet
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i