Kryesindikalistja Imeri: Shëndetësia në gjendjen më të rëndë që nga paslufta

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka thënë se gjendja në sistemin shëndetësor të vendit është përkeqësuar ndjeshëm, duke e cilësuar si më të rëndën ndër vite.

Ajo në një prononcim për FrontOnline ka thënë se sektori më i goditur është Emergjenca, ku mungon stafi shëndetësor, sidomos anesteziologët, të cilët, sipas saj, kanë qenë përherë të paktë.

“Emergjenca ka më shumë mungesë sa i përket stafit shëndetësor. Është profesion më i vështirë dhe përherë ka mungesë. Anesteziologë ka më shumë mungesë, kjo dihet që sa kohë’’, ka thënë Imeri.

Sipas saj, në sektorin e radiologjisë nuk ka mungesë të mjekëve radiologë, por mund të ketë mungesë të infermierëve.

“Në radiologji nuk ka mungesë të radiologëve, mirëpo mund të ketë mungesë të infermierëve në këtë repart’’,  ka shtuar Imeri.

Imeri,  ka folur edhe për arsyet e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, duke theksuar se pagat nuk janë arsyeja e vetme.

“Ne jo një herë, por disa herë kemi biseduar se arsyet pse mjekët dhe infermierët e lënë Kosovën nuk janë vetëm pagat. Ka arsye të shumta. Kushtet e punës nuk janë fare të mira, mungojnë trajnimet e vazhdueshme nga ana e menaxhmentit, ndodhin diskriminime, u jepet mundësi atyre që kanë lidhje me udhëheqjen’’,  ka thënë Imeri.

Tevide Imeri shtoi se, megjithëse pagat jashtë vendit janë më të mira, shumë profesionistë po largohen edhe për shkak të keqpërdorimeve në proceset e punësimit.

“Normalisht që pagat janë më të mira në vendet tjera, kjo është një arsye pse dalin jashtë. Por ka edhe ata që nuk i vjen radha të punojnë për shkak të keqpërdorimeve në rekrutime’’, ka sqaruar ajo.

Të tjera

Uncategorized

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të

Uncategorized

Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit

Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët