Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar para vazhdimit të seancës duke thënë se ai uron që do të kalohet kjo krizë politike, pasi që Kosova sot është në ngufatje institucionale.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova s’ka as kuvend, as qeveri, e as s’ka legjitimit të plotë as pushteti lokal.
Tutje, Haziri ka thënë se ‘’Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale që nuk mund të parashikohet’’.
‘‘Nuk kemi kurgjo të re, duke e shfrytëzua të drejtën për propozim e zbaton vendimin e Gjykatës. Duhet me konfirmuar gjithmonë se vendimet politike nuk i zgjidh gjykatat, po shihet e pamjaftueshme me shfrytëzua të drejtën e propozimit pa e siguruar votën për të qenë e zgjedhun është pozicion i shkurtër politik. Uroj që me kaluar këtë klimax politik partia e parë dhe me ndërtuar një marrëveshje. Duhet shumë me punu që një marrëveshje politike me bë realitet, dhe me deblloku këtë ngufatje institucionale, sepse sot Kosova nuk ka as parlament, as qeveri, s’ka legjitimit të plotë as pushteti lokal, për disa javë ose pak muaj as presidentja nuk do të ketë funksionin që mund ta ketë me ushtru deri në fund. Kështu që Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale që nuk mund të parashikohet. Nuk e zgjidh asnjëherë situatën nëse nuk ka marrëveshje politike partia e parë’’, ka deklaruar ai.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së