Përveç problemeve me mungesë të energjisë elektrike, kosovarët janë duke u përballur edhe me çmime të larta të faturave të energjisë elektrike. Megjithatë, drama duket se do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim, meqë tashmë KESCO ka kërkuar shtrenjtim të serishëm të energjisë elektrike prej 21.4%.
I gjendur në krye të shtetit përgjatë kësaj periudhe problematike me mungesë të energjisë elektrike dhe fatura të majme, kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’ka ngurruar që të japë sugjerime për qytetarët e të gjejë arsye për t’u shfajësuar në një farë forme.
Në natën e ndërrimit të moteve kur vendi po përballej me mungesë të madhe të energjisë elektrike për shkak të ngarkesës në rrjet, Kurti kishte sugjeruar që ata që ngrohen nga kompania Termokos të presin mysafirë për Vit të Ri.
“Ata që ngrohen me Termokos të presin mysafirë sonte për Vitin e Ri”, kishte deklaruar Kurti më 31 dhjetor 2025.
Rreth një muaj pas, Kurti gjatë një ngjarjeje në ICK është marrë përsëri me çështjen e energjisë elektrike dhe konsumin e lartë që po ndodh në vend.
Sipas Kurtit, kosovarët si popull kanë qejf që t’i ngrohin dhomat më shumë sesa që duhet.
“Temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të nalta sesa është normale, kemi qef nxehtë. Sa i përket konsumit neve na duhet me menaxhu ngrohjen, sa i përket rritjes ekonomike kjo ka me kërku energji”, ka thënë Kurti të enjten



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite