Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare më 10 tetor në Gjermani, në qytetin e Siegenit.
Atje një burrë nga Kosova dyshohet se ka mbytur gruan e tij e më pas edhe veten.
Informacionet fillestare Klankosova i ka siguruar përmes lexuesve të vet, e më pas është interesuar dhe ka dërguar pyetje në Policinë e Siegenit.
Autoritetet gjermane e kanë konfirmuar rastin.
Policia zbuloi detaje rrëqethëse për ngjarjen.
“Në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 10 tetor, një operacion policor u zhvillua në një kompani në Siegen. Punonjësit kishin gjetur të varur në një sallë të kompanisë (Maccostrase në lagjen Eiserfeld). Viktima (39-vjeçar) ishte po ashtu punonjës i kompanisë”, deklaron policia
Hetimet treguan se nuk kishte prova për ndonjë krim dhe se vdekja cilësohej si “Vetëvrasje”.
Por, më vonë, po atë ditë, gruaja e viktimës raportohet se u gjet e vdekur në banesën e tyre në Siegen.
Për shkak të ngjarjes, u krijua një skuadër e veçantë që do ta hetonte rastin. Pas autopsisë së bërë në trupin e 40-vjeçares, e cila konfirmohet të jetë shtetase gjermane, u konstatua se ajo është mbytur.
Sipas policisë së Siegenit, nuk ka prova se dikush jashtë kësaj familje mund të jetë i përfshirë, dhe se i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.
“Në bazë të gjetjeve të deritanishme tregohet fuqishëm se bashkëshorti 39-vjeçar është përgjegjës për vdekjen e 40-vjeçares. Hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe ende janë duke vazhduar. Rezultate të mëtejshme priten”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë
Bëhet e ditur se çifti bashkëshortor ka dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e Zyrës së Mirëqenies së të Rinjve.
Interesant është fakti se për rastin nuk është raportuar ende nga asnjë media në Gjermani, dhe këtë e konfirmon edhe Policia.
Prandaj, sipas përgjigjes për Klankosova, policia tha se meqë nuk ka pasur asnjë kërkesë nga mediat, është vendosur që, për të mbrojtur privatësinë e të mbijetuarve – veçanërisht të fëmijëve – të mos bëhet asnjë komunikim i qëllimshëm me shtypin.
Jozyrtarisht, Klankosova ka mësuar se trupi i 39-vjeçarit do të arrijë në Kosovë të shtunën.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në