Përgjigja është e thjeshtë: SHBA po sanksionon më shumë Albinin sesa Putinin, sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan.
Ndryshe nga Rusia, Kosova u çlirua, u krijua dhe u shpall e pavarur falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s. Pa ndihmën e tyre, shqiptarët luftuan për mbi 1000 vjet kundër Serbisë, por nuk arritën të krijojnë dot një shtet të pavarur, as të bashkohen me Shqipërinë.
Sot, Albin Kurti po rrezikon të shkatërrojë projektin afatgjatë të SHBA në Ballkan, duke i hapur rrugë ndikimit rus në rajon.
A ka Kosova sovranitet nëse SHBA tërheq njohjen?
Padyshim që Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet funksional nëse SHBA tërhiqet. Pas saj, edhe aleatët e tjerë perëndimorë – si Britania e Madhe, Europa apo Izraeli – do të ndryshonin qëndrim.
Ndërkohë, gjysma tjetër e botës, e udhëhequr nga Rusia, Kina, India dhe vendet e BRICS-it, as që e llogarisin Kosovën si shtet në hartën e të drejtës ndërkombëtare.
Atëherë çfarë do të bënte Albin Kurti?
Do të ishte kryeministër i një shteti që nuk ekziston apo do të përpiqej të krijonte një qeveri “nën tokë”, si Hamasi, diku poshtë tuneleve të Mitrovicës?
SHBA nuk ka ndëshkuar Kosovën – por Kurtin
Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet qartë:
“SHBA-të kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë, të cilat kanë shtuar tension dhe pasiguri.”
“Për fat të keq, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur për shumë vite.”
“Ne mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe popullin e Kosovës.”
Gjithësesi Izolimi diplomatik është fakt
SHBA ka ndërprerë thuajse çdo komunikim me qeverinë e pakonfirmuar të Kurtit.
Kosova, për herë të parë pas shumë vitesh, nuk ka një ambasador amerikan të akredituar.
Edhe BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese:
• Pezullim të fondeve IPA III (Instrumenti i Para-Anëtarësimit)
• Përjashtim nga ngjarjet e nivelit të lartë BE–Kosovë
• Shtyrje apo bllokim të programeve të bashkëpunimit
• Ngrirje të procesit të integrimit dhe mbështetjes politike
Jo rastësisht: vetëm dy shtete janë nën sanksione të perëndimit – Kosova dhe Rusia
Në njërën anë kemi Vladimir Putinin, armik historik i Perëndimit.
Në anën tjetër, një bajraktar provincial si Albin Kurti, i cili, përmes injorancës dhe egoizmit personal, po luan një lojë të rrezikshme – duke minuar projektin e SHBA-së në Ballkan.
Për këto arsye, SHBA po shkon drejt shpalljes “Non Grata” të Albin Kurtit, si një masë e ngjashme me atë që është marrë ndaj figurave anti-amerikane në Shqipëri, Serbi, Basnje, Maqedoni dhe së fundmi në Mal të Zi.
Lista e zezë e SHBA-së po zgjerohet me politikanë që, në emër të “sovranitetit”, kanë sfiduar Perëndimin vetëm që pushteti i tyre mos perëndoj.
Por në Kosovë kanë harruar një gjë themelore:
Sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa SHBA-në dhe NATO.
Sjellja anti-amerikane e Kurtit është konstante me 4 presidentët amerikanë: Bush, Obama, Biden dhe së fundmi me administratën Trump.
Prandaj, Amerika ka vendosur të tërheqë zvarrë Albinin – por jo të tërhiqet nga Kosova.
Të tjera
Aktuale
Kupchan: Pa dialogun strategjik, Kosova e gjen veten më të izoluar
Eksperti amerikan Charles Kupchan nga Këshilli
Showbiz
Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin
Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare,
Aktuale
Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?
Analisti amerikan, profesori Edward P. Joseph,