Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se ka pasur marrëveshje verbale mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt, që ky i fundit të jetë kryeparlamentar.
Krasniqi tha se Kurti i ka thënë vet Limajt se “ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës”.
“Verbalisht, Limajt i është thënë nga Kurti se ‘ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës një ditë më herët’. Pastaj, Limaj e ka ftuar kryesinë e partisë dhe ne jemi mbledhur në mëngjes dhe e kemi diskutuar këtë çështje”.
“Nuk ka qenë i lehtë vendimi që të kemi një bashkëpunim me partneritet me VV-në sepse në Kosovë i krijuan polarizimet dhe ishte një egërsi por megjithatë, Limaj ka dalë përtej saj”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh se në rast se propozohet për kryetar të kuvendit, Limaj do t’i merrte më tepër se 61 votat e nevojshme.
“Mendoj që Limaj bëhet kryeparlamentar me më shumë se 61 vota të deputetëve. Në marrëveshjen politike me VV-në, Fatmir Limaj do ta ketë maksimumin e votave për t’u bërë kryeparlamentar”.
“Në rast se Limaj bëhet kryeparlamentar, jam e bindur që autoriteti i tij do të krijonte mundësi më reale që të sigurohet edhe vota për Albin Kurtin kryeministër”, tha ajo



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga