Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka njoftuar se ish zëdhënësi i UÇK-së nuk do të mbështetet më në njërin nga dy dëshmitarët të cilët kishte planifikuar t’i thërrasë pas përfundimit të dëshmitarëve të thirrur nga Hashim Thaçi.
“Sipas rregullit 119 të Rregullores dhe urdhrit të panelit gjykues, mbrojtja e Jakup Krasniqit e njofton trupin gjykues dhe palët se nuk synon të mbështetet në dëshminë e [E REDAKTUAR]. Sipas kësaj, mbrojtja nuk do të dorëzojë ndonjë mocion sipas rregullit 154 në lidhje me këtë dëshmitar”, thuhet në njoftim, njofton Klankosova.tv.
Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin tashmë pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar