Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Periudha e aplikimit, e cila ka nisur më 5 dhjetor, do të zgjasë deri më 20 dhjetor 2025. Gjatë këtyre 16 ditëve, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja mund të dorëzojnë online kërkesën për akreditim.
Procesi i aplikimit zhvillohet në dy hapa. Fillimisht, përfaqësuesi i autorizuar i organizatës duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën https://apliko.kqz-ks.org
Më pas, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike do të shqyrtojë dhe miratojë ose refuzojë aplikimin fillestar. Pas vërtetimit, përfaqësuesit të autorizuar i dërgohen me e-mail kredencialet për qasje në platformë, ku duhet të bashkëngjiten të dhënat e personave që kërkohet të akreditohen.
KQZ bën të ditur se për informacione shtesë, palët e interesuara mund të kontaktojnë Zyrën përmes e-mailit [email protected]
ose në numrin +383 38 200 81 010.
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të kenë të drejtë të përcjellin procesin përgatitor, ditën e votimit dhe aktivitetet e tjera që zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund tëi vëzhgojnë procesin përgatitor, mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make