Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve.
Në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi pranuar nga rreth 95% e Vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 791 mijë e 123 votues apo 39.07%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues. Deri në mbyllje të vendvotimeve, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, sipas të dhënave preliminare nga 95% e vendvotimeve, kishin votuar 770 mijë e 171 votues apo 43% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues”.
“Duke u mbështetur në komunikimet dhe raportimet që kemi pranuar gjatë gjithë ditës nga terreni, vlerësojmë se procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të qetë, të rregullt dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Deri në këtë kohë që flasim, nuk janë evidentuar incidente të cilat do të mund të cenonin integritetin, besueshmërinë apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit. Gjatë ditës janë evidentuar disa probleme të natyrës teknike, por ato janë adresuar me efikasitet përmes ndërhyrjes së shpejtë, nën koordinimin e drejtpërdrejtë të KQZ-së, duke mundësuar vijimin e votimit pa ndërprerje në funksionimin e qendrave të votimit”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet