Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka thënë se po nominimet e pamjaftueshme të KESCO po rrezikojnë stabilitetin e sistemit, duke thënë se po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale.
Në një njoftim KOSTT ka thënë se do të detyrohen që nga ora 10:00 të kërkojnë aplikimin e kufizimit të ngarkesës.
“KOSTT po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale. Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MË orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MË orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar KOSTT.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga