Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar shifrat e reja për Indeksin e Kostos së Ndërtimit, të cilat tregojnë se çmimet në sektorin e ndërtimtarisë kanë vazhduar të rriten edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025.
Sipas raportit, kostot totale janë rritur me 0.5% krahasuar me tremujorin e dytë dhe me 3.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Rritja tremujore është shkaktuar kryesisht nga çmimet e energjisë, që kanë shënuar një ngritje të ndjeshme prej 3.9%, si dhe nga rritja e pagave me 2.3%.
Materialet, pavarësisht një rritjeje modeste prej 0.1%, vazhdojnë të mbeten komponenti më i rëndë i kostove me peshë 69.8% në strukturën totale.
Në krahasim me TM3 2024, rritja është edhe më e theksuar: energjia ka shënuar një rritje vjetore prej 9.7%, pagat 7.8%, ndërsa materialet 2.9%.
“Indeksi i Kostos të Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë 2025 Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për (0.5 %) në tremujorin e tretë (TM-3) – 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM-3) – 2024 Indeksi i Kostos të Ndërtimit pati rritje për (3.6 %). Tremujori i tretë 2025 – Tremujori i dytë 2025, 0.5 % Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0.5%) në tremujorin e tretë(TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025. Rritje kishte energjia (3.9%),pagat (2.3%),kostot tjera (1.0%),materialet (0.1%) dhe Zbritje kishte te makineritë (-0.7%).” – thuhet në raportin e ASK-së.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make