Asnjë rezultat për fuqinë punëtore nuk është publikuar deri më tani për vitin 2025 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), shkruan Kosova Press.
Kosova po përballet me vonesa në publikimin e statistikave të fuqisë punëtore për këtë vit. Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdon të mos ketë të dhëna zyrtare sa i përket numrit të fuqisë punëtore për vitin 2025. Ndërkohë që në bazë të kalendarit të publikimeve të ASK-së për vitin 2025 do të duhej që më 16 qershor 2025 të publikohen rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e parë të vitit 2025, po ashtu në bazë të këtij kalendari më 15 shtator 2025 do të duhej të publikohej edhe Anketa e Fuqisë Punëtore për Tremujorin e dytë të viti 2025, e që nuk ka ndodhur, raporton KosovaPress.
Bashkimi Evropian ditë parë ka publikuar Raportin për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.
Sipas raportit për Kosovë, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore vazhdojnë të publikohen në Kosovë me vonesa të mëdha, me të dhënat më të fundit të disponueshme që i referohen vitit 2024 në tërësi, transmeton KosovaPress.
Më 16 qershor 2025 ka qenë e planifikuar në kalendar nga ASK-ja për publikimin e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e parë të vitit 2025, e që nuk ka ndodhur. Po ashtu në bazë të këtij kalendari më 15 shtator 2025 do të duhej të publikohej edhe Anketa e Fuqisë Punëtore për Tremujorin e dytë të viti 2025, e që nuk ka ndodhur as për këtë. Sipas kalendarit, publikimi i Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e tretë 2025 është planifikuar të ndodhë më 15 dhjetor të këtij viti.
Ndërkohë, ASK ka publikuar më 21 maj 2025 rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM3 2024, ndërsa më 22 maj 2025 ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2024. KosovaPress ka dërguar pyetje në ASK lidhur me vonesën e publikimit të këtyre rezultateve, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk janë përgjigjur.
Agjencia e Statistikave të Kosovës është dhe funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,