Është vet politika, ajo që me shembullin e saj për paaftësi të krijojë institucionet e dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, madje duke dështuar hiç më pak se 11 herë për konstituimin e Kuvendit, t’ua lërë bizneseve në duart e tyre çrregullimin e çmimeve.
Qytetarët mbase, janë kategoria më e dëmtuar në këtë lojë, të cilën deshën apo jo, duhet ta përballojnë me shumë vështirësi, marrë parasysh pagat e tyre të ulëta.
Publikimi i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i muajit mars, nxjerr në pah një rritje mesatare të çmimit të produkteve të konsumit për 2.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,9 % në muajin Mars 2025, krahasuar me muajin Mars të vitit të kaluar. Kjo kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit siç janë kafeja, çaji dhe kakao për 17,1%, perimet për 8,7%, mishi 8,3%, qumështi, djathi dhe vezët për 7,1%, pemët për 6,7% si dhe buka e drithërat për 2,1%”, grafika e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Përveç mungesës së institucioneve, sipas ekonomistit Lulzim Beqiri, edhe vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji, për ndryshimin e tarifave në një ngritje prej 16.1%, i ka hapur rrugë ngritjes së çmimeve të produkteve bazë.
“…sigurisht që me rritjen e çmimit të rrymës dhe mos formimin e institucioneve bizneset kanë filluar të rrisin çmimet. Një ngritje veç sipas perceptimit të tyre. Buka, produktet esenciale veçse kanë filluar të rriten, por edhe gjërat e luksit…”, tha Beqiri për RTV21.
Ditëve të fundit rritja e çmimit të rrymës nga ZRrE-ja ngjalli reagime të shumta, përfshirë tri protesta si dhe padinë e shoqërisë civile të deponuar ndaj ZRRE-së në Gjykatën Themelore në Prishtinë.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në