Plot 18 milionë euro është kostoja e organizimit të dy proceseve të rregullta zgjedhore – parlamentare dhe lokale – këtë vit.
Për zgjedhjet e parlamentare që u mbajtën më 9 Shkurt u shpenzuan 7.9 milionë euro, ndërsa buxheti i për dy rundet e zgjedhjeve lokale ishte 10.5 milionë euro.
Nëse për organizimin e zgjedhjeve tëë parakohshme parlamentare më 28 Dhjetor merret si shembull kostoja e atyre të Shkurtit, i bie që në total, për një vit, nga buxheti i shtetit shpenzohen më shumë se 26 milionë euro për procese zgjedhore.
Pasi përsëriti se nuk ka buxhet për organizmin e procesit të tretë brenda vitit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha TV Dukagjinit se së shpejti do të përcjellë te pushteti ekzekutiv në detyrë kërkesën për ndarjen e mjeteve të nevojshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të miratojë planifikimin buxhetor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim, në një vit jo-zgjedhor”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Për të siguruar paratë për organizimin e procesit të parakohshëm zgjedhor, Qeveria në detyrë pritet të veprojë sikurse bëri për pensionet e rritura.
“Duhet të shihen mundësitë se si mundemi që brenda transferove, pra brenda kursimeve që kanë mbetur apo mund të ketë teprica nëpër organizata buxhetore që të sigurohet buxheti i nevojshëm, sepse normalisht që nëse caktohet data e zgjedhjeve duhet të ketë edhe financimin e nevojshëm për t’u realizuar ato”, ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas dështimit të mandatarit të dytë, Glauk Konjufca, për të marrë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, të pasuar nga dekreti për shpërndarjen e legjislaturës së nëntë.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make