Shteti i Kosovës ka shprehur mbështetje për marrëveshjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar atë si “një moment të rëndësishëm dhe një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”.
Në një deklaratë zyrtare, Kosova ka vlerësuar gjithashtu rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.
“Kosova vlerëson lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Kosova “përgëzon përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, të cilat kanë qenë thelbësore në arritjen e këtij zhvillimi historik”, thuhet në njoftim.
Sipas deklaratës, marrëveshja “përfaqëson një hap vendimtar në zbatimin e fazës së parë të nismës për paqe në Gaza të Presidentit Trump, duke mundësuar vendosjen e një armëpushimi të plotë, lirimin e pengjeve dhe zgjerimin e ndihmës humanitare për civilët në nevojë në Gaza”.
Në përfundim, Republika e Kosovës ka theksuar se “rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e jetës njerëzore”, duke shprehur besimin se “ky zhvillim historik do të hapë rrugën për një stabilitet të qëndrueshëm që do të sjellë përfitime për të gjithë popujt e rajonit”.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në