Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e hapësirave publike në komunat veriore të vendit, ku janë larguar simbole, grafite dhe mbishkrime që nxisin urrejtje dhe cenojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, përmes një postimi në rrjete sociale tha se hapësirat publike janë për të gjithë qytetarët dhe nuk mund të shndërrohen në vend propagande të urrejtjes dhe ndarjes.
“Në kuadër të rregullimit të hapësirave publike të komunave tona, këto ditë është bërë pastrimi i hapësirave publike edhe në komunat në veri të vendit. Hapësirat publike u takojnë të gjithëve dhe aty duhet të gjejë vend secili,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se në mesin e materialeve të larguara ka pasur mesazhe që bënin thirrje për kthimin e ushtrisë serbe dhe glorifikonin figura të dënuara për krime lufte, si Ratko Mladiq
“Disa nga pastrimet e bëra kanë të bëjnë me mesazhe që bëjnë thirrje për cenimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës sonë, siç është thirrja ‘Kad se vojska vrati’, si dhe nga figurat si Ratko Mladiq, që është tashmë edhe i dënuar për gjenocid në luftërat në Ballkanin Perëndimor,” shtoi Krasniqi.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkrahur këtë veprim duke theksuar se shteti nuk do të tolerojë mesazhe që nxisin përçarje dhe cënojnë rendin demokratik.
“Mesazhe të tilla që nxisin cënim të rendit, në Republikën e Kosovës nuk do të gjejnë vend,” deklaroi Sveçla.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së