Kosova tashmë ka bërë kërkesën për pranimin e pagesës së mjeteve të parafinancimit nga Plani i Rritjes.
Megjithatë, Komisioni Evropian pret njoftimin formal nga autoritetet e Prishtinës se marrëveshjet relevante janë ratifikuar në Kuvend, në mënyrë që të mund të procedohet me pagesën.
Pagesat e tjera në të ardhmen do të kryhen në bazë të programeve që Kosova do t’i paraqesë në Komisionin Evropian.
Megjithatë, në mënyrë që Kosova të shfrytëzojë tërë potencialin që ofron Plani i Rritjes, vendi duhet të përshpejtojë procesin reformues, pasi mjetet financiare janë të afatizuara.
Pakoja financiare për të gjithë rajonin është paraparë për periudhën 2024?2027. Një pjesë e reformave që duhet të përmbushen, si për Kosovën ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, kishin afatin përfundimtar në dhjetor 2024, ndërsa pjesa tjetër në dhjetor 2025.
Komisioni Evropian lejon të ashtuquajturën “periudhë gri”, sipas së cilës afati përfundimtar zgjatet me dy vjet për hapat që duhej të përmbusheshin deri në dhjetor 2024 dhe me një vit për hapat që duhej të paguheshin në qershor 2025 e më pas.
Sipas shpjegimeve të zyrtarëve të Komisionit Evropian, nëse një hap nuk përmbushet deri në fund të periudhës gri, shteti përfitues humbet fondet e alokuara për atë hap.
Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që miratoi Agjendën e Reformave, e cila u aprovua nga Komisioni Evropian në tetor 2024. Procedimi i pagesave nuk ishte i mundur për shkak të ngërçit politik.
Nëse i shfrytëzon të gjitha mundësitë nga Plani i Rritjes, Kosova llogaritet të marrë mbi 880 milionë euro, duke u bërë vendi që përfiton më së shumti nga kjo paketë për kokë banori./RTK/



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite