Instituti Albanologjik – Prishtinë, gjegjësisht Dega e Folklorit, organizoi tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: Vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”.
Kosova duhet të bëhet pjesë e UNESCO-s. Kështu u tha në konferencën në të cilën u diskutua rruga e Kosovës drejt UNESCO-s.
Naim Berisha, udhëheqës i IAK, theksoi se “po prezantohet rrugëtimi i suksesshëm që miqtë tanë, vëllezërit tanë nga Shqipëria, kanë pasur drejt UNESCO-s”.
Kurse Skënder Gjinushi, kryetar i ASHASH, tha se ky aktivitet do të ndihmojë për të bërë të njohur dhe për të fituar këtë status edhe dukuritë tjera të trashëgimisë sonë.
Për punën e madhe hulumtuese deri te njohja nga UNESCO folën kontribuues të tjerë.
“Kemi një ligj të trashëgimisë, dhe rregullat e konventës janë të detyrueshme për t’i zbatuar. Nuk po them njësoj, por pa diskutim shpesh më përpara sesa legjislacionin kombëtar,” tha Vasil Tole, muzikolog.
Dorina Arapi, antropologe, tha se kur përpilohet një dosje për një element në UNESCO, çdo listë që ajo të jetë, duhet patjetër të jetë e mbështetur nga një antropolog.
“Duhet të jenë patjetër njerëz që punojnë në terren, nuk mund të jenë historianë,” shtoi ajo.
Ndërkaq, Amanda Kodra Hysa, etnologe, pohoi se “vetë rregullat e UNESCO-s, që nga 2006 dhe deri pasi u përfshi xhubleta, kanë ndryshuar. Për shembull, dosja e xhubletës dhe dosja e K’cimit të Tropojës janë bërë paralelisht në të njëjtën kohë”.
“Për të bërë studimet shkencore apo ilustrative që të mbeten, së pari kjo është UNESCO-ja e parë më e rëndësishme, që ta njohin njëherë vetë populli që e ka prodhuar këtë gjë”, tha Afërdita Onuzi, etnologe.
Ky aktivitet u mbajt për të ofruar informata për rrugëtimin deri në UNESCO dhe përgatitjen e dosjes për pasurinë kulturore dhe shpirtërore që Kosova pretendon ta bëjë pjesë të këtij institucioni./rtk



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite