Një simulim interesant i krijuar nga inteligjenca artificiale ka parashikuar mundësitë e shortit për Kupën e Botës 2026 – dhe skenari për Kosovën, nëse kualifikohet, nuk duket aspak i lehtë.
Sipas simulimit, Kosova mund të vendoset në një grup të vështirë, ku përballë do të kishte Holandën, një nga kombëtaret më të forta të Europës, Marokun, gjysmëfinalist të Botërorit 2022 dhe super-fuqi në Afrikë, si dhe Arabinë Saudite, e cila gjithmonë ka ditur të surprizojë në turnetë e mëdhenj.
Ky parashikim ka ndezur diskutime midis tifozëve, të cilët e shohin grupin si një sfidë gjigante, por gjithashtu edhe një mundësi historike që Kosova të përballet me emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Derisa shorti zyrtar do të vendosë gjithçka, simulimi i AI-së ka shtuar edhe më shumë emocion dhe kuriozitet për atë që mund ta presë Kosovën nëse arrin të sigurojë biletën për Botërorin 2026.




Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite