Konstituimi i Kuvendit në “dorë” të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kosova mund të përballet me një tjetër bllokadë politike sa i përket formimit të institucioneve të reja, konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Shkak mund të bëhet zgjedhja e njërit nga nënkryetarët e Kuvendit, post i cili me Kushtetutë i takon komunitetit serb. Vetëvendosje dhe partitë e tjera shqiptare nuk e kishin mbështetur asnjë kandidat nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa që me 71 vota ishte zgjedhur deputeti, Nenad Rashiqi, për të cilin Lista Serbe ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushteutese pritet ta sqarojë se nënkryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht Listës Serbe si grupi më i madh parlamentar nga ky komunitet, apo ishin plotësuar kriteteret kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit. RTV21 merr vesh se ankesa e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb është drejt përfundimit të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese .

Ndërkohë, këtë nuk e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, i cili për rtv21 tha se lënda është duke u shqyrtuar dhe nuk dha një parashikim nëse publikimi i vendimit mund të bëhet përpara procedurave të konstituimit të Kuvendit.

“Kjo kërkesë aktualisht është duke u shqyrtuar nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.”

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit me 71 vota, ka shfaqur gatishmëri që sërish të rizgjidhet në këtë post, nëse një gjë të tillë ia lejon Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është afër fundit të një vendimi sa i përket ankesës që e ka paraqitur Lista Serbe. Unë po e pres atë vendim që të sqarohet saktë nëse ka të drejtë ekskluzive Lista Serbe që në mënyrë monopoliste të ketë kandidatin e saj, apo nëse mund të ketë edhe një kandidat tjetër, si në rastin tim. Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë ekskluzive që vetëm Lista Serbe të propozojë, atëherë të gjithë ne do ta respektojmë këtë. Nëse mbetet ashtu siç është, unë jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit, sepse Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësim adekuat të serbëve.”, tha ai.

Të tjera

Aktuale

A do te jetë minister i arsimit? Flet Ardian Gola

Gjatë ditës së sotme është raportuar

Aktuale

Kaplohet nga zjarri objekti i Comoditës në Gjakovë

Një zjarr i madh ka përfshirë

Aktuale

PDK ankohet në PZAP, kërkon anulimin e votave me postë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar