Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se të gjithë ata që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm.
Ai ka paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në ditën përfundimtare kur do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Konjufca ka shtuar se askush nuk mund ta përçajë as skenën politike e as popullin për luftën çlirimtare.
“Unë mendoj që askush nuk mund të na ndajë e përçajë për luftën tonë çlirimtare. Për UÇK-në jemi bashkë. Të gjitha ato që kanë ndodhur në skenën politike më herët se viti 2010, që kanë qenë në kuadër të betejave politike, nuk mendoj që kanë qenë për luftën dhe UÇK-në dhe vullnetin e popullit për liri. Për atë që kemi kaluar bashkë, askush nuk mund të na hyjë në mes. Ato personalitete që i kemi në Hagë, ata kanë qenë në krye të luftës e cila ka qenë e drejtë. Prapë do të shkojë, do të jem aty në ditën përfundimtare. Kam aplikuar për të qenë atje dhe do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës. Unë pres që këto akuza të dështojnë sepse janë gënjeshtra të cilat e ofendojnë në palcë luftën tonë. Dhe pikërisht pse do t dështojnë, ata do të dalin të pafajshëm”, ka thënë ai.
Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi.



Të tjera
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e
Aktuale
Abdixhiku kërkon hetim dhe u bën thirrje qytetarëve: Po faturoheni me tarifë të shtrenjtë edhe natën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka