Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se formimi sa më i shpejtë i institucioneve të Kosovës është kyç për avancimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.
Në një fjalim në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos ka nënvizuar se për Kosovën është thelbësore që të formohet një qeveri dhe një kuvend funksional për të përfituar nga Plani Evropian për Rritje.
“Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, është thelbësore të formohen shpejt institucionet dhe të ecet përpara me reformat kyçe në gjyqësor, media dhe administratë publike. Një qeveri funksionale dhe kuvend funksional janë thelbësore që Kosova të përfitojë nga Plani Evropian për Rritje”, tha Kos.
“Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, është thelbësore të formohen shpejt institucionet dhe të ecet përpara me reformat kyçe në gjyqësor, media dhe administratë publike. Një qeveri funksionale dhe kuvend funksional janë thelbësore që Kosova të përfitojë nga Plani Evropian për Rritje”, ka thënë Kos, raporton RTK
Komisionerja evropiane foli në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me proceset integruese të vendeve të rajonit.
Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon me perspektivë evropiane për të cilin ende nuk është trajtuar aplikimi për marrjen e statusit të kandidatit. Marta Kos konfirmoi gatishmërinë për ta trajtuar këtë dokument, por theksoi se kërkesa për këtë duhet të vijë nga shtetet anëtare të BE-së.
Ajo porositi se dialogu dhe përmbajtja nga veprimet e njëanshme janë rruga e vetme për të avancuar drejt strukturave evropiane.
“Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë opinionin mbi anëtarësimin e Kosovës në BE sapo Këshilli ta kërkojë këtë. Por më lejoni të jem e qartë: rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, e jo përmes veprimeve të njëanshme”, ka shtuar ajo.
Sa i përket vendeve tjera të rajonit, komisionerja Kos cilësoi se në Serbi ka regres a i përket procesit reformues. Ajo kritikoi vizitën e presidentit serb në Moskë, duke vlerësuar se me këto veprime po bëhet më i vështirë avokimi për këtë shtet.
Nga ana tjetër Marta Kos përgëzoi avancimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe inkurajoi shtetet tjera të rajonit që të përparojnë në reforma.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make