Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka folur për dy urat e reja që institucionet e Kosovës kanë filluar ndërtimin e tyre mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Barduani në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo Online” ka thënë se ndërtimi i urave është jashtë kompetencave të KFOR-it, por se edhe për to e mbështesin që të veprohet në bazë të dialogut në Bruksel.
Në këtë kontekst, ai shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën, mban qëndrimin e duhur në mënyrë që të reagojë shpejt dhe me vendosmëri ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në zonë
“Më lejoni të theksoj se, sigurisht, ky projekt infrastrukturor dhe ndërtimi i vazhdueshëm i këtyre dy urave të reja janë jashtë kompetencës së KFOR-it. Por në këtë drejtim, edhe një herë, duhet të theksoj se KFOR-i dhe NATO-ja në përgjithësi e mbështesin fuqimisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja edhe për këtë çështje. Dhe për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka qenë shumë i qartë”.
“Duke thënë këtë, e përsëris se roli i KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si dhe në veri të Mitrovicës, ku, siç thashë, KFOR-i mban një prani të përhershme dhe të dukshme jo vetëm në urë, por edhe me patrullime të rregullta në qytet dhe rrethinat e tij. Në këtë kontekst, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën, mban qëndrimin e duhur në mënyrë që të reagojë shpejt dhe me vendosmëri ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në zonë, me një qëllim në mendje, mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë atje”, ka thënë Barduani.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga