Shok dhe kolegu i Afrim Bunjakut, njëherit polic i Kosovës, Fahri Shala ka kujtuar momentet e fundit që i kaluan bashkë gjatë përballjes me terroristët serb të cilët sulmuan Banjskën me 24 shtator.
Ai të freskët i ka pamjet e sekondave të fundit që i kaloi bashkë me Bunjaku, duke theksuar se humbja e tij është një dhimbje që nuk përshkruhet.
Shkrimi i plotë:
Sot, më 24 shtator 2025, përkujtojmë me pikëllim të thellë dhe krenari dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku.
Punuam krah për krah, të pandarë për vite me radhë, deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe sot, në kujtesën time të freskët, mbeten pamjet dhe sekondat e fundit që ndamë së bashku, çaste që u shndërruan në dëshmi të pavdekshme të besnikërisë, trimërisë dhe dashurisë së tij për atdheun.
Dhimbja e humbjes është e pamasë, por krenaria për sakrificën e tij e lehtëson shpirtin dhe na jep forcë të ecim përpara.
Me përulje e respekt të pafund, përkulemi para aktit të tij sublim, para vendosmërisë dhe guximit që e bënë të flijohej për mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë të shtrenjtë.
Gjaku i tij, ashtu si gjaku i të gjithë dëshmorëve, është gurthemeli i shtetit tonë, trashëgimia më e shenjtë mbi të cilën ndërtojmë të ardhmen. Veprat e tij janë frymëzim i gjallë, udhërrëfyes për brezat që do të vijnë, për t’u kujtuar se liria ka emër, se liria ka çmim dhe ky çmim është gjaku i dëshmorëve.
Heroi ynë Afrim Bunjaku nuk është vetëm kujtim i dhimbjes. Ai është flamur i guximit, shtyllë e nderit, mishërim i dashurisë së pashuar për Kosovën. Ai jeton në çdo hap të lirisë sonë, në çdo frymëmarrje të këtij vendi që ai mbrojti me gjakun e tij.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së heroit, rreshter Afrim Bunjaku!
Lavdi e pavdekshme të gjithë dëshmorëve të kombit



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet