Kolapsi me rrymë në pikë të verës, KEK-u bie në ZERO për herë të parë që nga paslufta (Dokument)

Kompania KESCO përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se KEK-u që nga nesër dhe ditët në vijim nuk do të prodhojë fare energji elektrike dhe si pasojë e kësaj situate do të duhet që e gjithë energjia elektrike që iu duhet qytetarëve të Kosovës për shfrytëzim duhet të importohet.

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit” ka njoftuar KESCO.

Infokusi ka publikuar një dokument të siguruar nga KEK, ku tregohet për herë të parë se prodhimi do të jetë zero, dhe se kjo po ndodh për herë të parë që nga paslufta.

Tabela e planit të KEK-ut.

Të tjera

Aktuale

Nuk ka rivotim në Mitrovicë të Jugut, PZAP-ja refuzon ankesën e PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Aktuale

Temperatura deri në 17C në fundjavë

Përgjatë fundjave po parashihet të mbretëroj

Aktuale

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

PDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e