Rasim Demiri nga koalicioni Vakat ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ta sigurojë mandatin e tretë.
“Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm edhe kemi biseduar shumë sende me kryeministrin. Edhe kryeministri ka gatishmëri, edhe ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ai tha që nëse krijohet komuna e Reçanit ai do të jetë kandidat për kryetar.
“Kemi folur më shumë për disa sende që janë shumë të rëndësishme për komunitetin boshnjak. Për shembull, kur është në pyetje Komuna e Boshnjakëve. Sic e dini edhe ju, më herët ka qenë edhe Duda Balje që ju i keni dhënë shumë hapësirë për këtë çështjen, nuk e di sa keni informata ata që duhet të flasim për Komunën e Reçanit jemi ne dhe nëse do të bëhet komuna, unë jam ai që mund të jem edhe kandidati për kryetar për këtë komunë se jam pjesë e rajonit dhe në anën tjetër ne prej Vakatit jemi ata që duhet dhe do të kërkojmë sepse e kemi besimin te populli. Ato që po bën dikush tjetër që mas zgjedhjeve ka qenë kusht për formimin e qeverisë, tash sic e kemi parë sot nuk është kusht po kërkesë. Kjo është manipulim me njerëzit që jetojnë në atë pjesë ”, tha Demiri.
“S’mundet me qenë kusht”, tha Demiri kur u pyet nëse e ka kusht formimin e komunës boshnjake për të hyrë në koalicion me Kurtin.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura