Pas prishjes së koalicionit në Komunën e Mitrovicës, kryetari Faton Peci ka reaguar ndaj vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka njoftuar daljen nga bashkëqeverisja me komunën që ai udhëheq.
Ai ka ironizuar reagimin e LDK-së duke thënë shkurt: “Me 3% nuk punon as iPhone-i”.
Ndërkohë LDK-ja, përmes një njoftimi të Degës së saj në Mitrovicë në Facebook, ka bërë të ditur se vendimi për dalje nga koalicioni erdhi për shkak të “mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së”.
“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e
Aktuale
Abdixhiku kërkon hetim dhe u bën thirrje qytetarëve: Po faturoheni me tarifë të shtrenjtë edhe natën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka