Televizioni “Klan Kosova” ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, duke thënë se janë të shqetësuar thellë me ngjarjen.
Në reagimin e Klan Kosova thuhet se sulmet ndaj cilitdo punonjës të televizion, janë të papranueshme dhe cënojnë rëndë lirinë e medias dhe sigurinë individuale.
Reagimi i plotë i Klan Kosova:
Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti.
Sulmi ndaj tij dhe ndaj cilitdo punonjësi të stafit tonë, por edhe ndaj mediave të tjera, për Klan Kosovën është i papranueshëm dhe cenon rëndë lirinë, jo vetëm të medias, por edhe sigurinë individuale.
Duhet bërë e qartë se televizionet janë për të ofruar program të larmishëm për audiencën, ku përveç atyre informuese janë edhe ato argëtuese, sikurse Big Brother VIP Kosova, i cili vazhdon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura televizive në rajon dhe Evropë.
Prandaj, një sulm i tillë, në kohën kur ekziston liria e secilit për të zgjedhur programin e dëshiruar, e bën këtë akt edhe më të shëmtuar dhe më të dënueshëm.
Klan Kosova e rithekson se do të vazhdojë të ofrojë programe për të gjitha shtresat e shoqërisë.



Të tjera
Aktuale
Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po
Lajme
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka
Aktuale
Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë
Policia e Kosovës ka realizuar një