Kjo është gjendja sot e vendpunishtes ku po ndërtohet ura e re e Ibrit që u përfshi nga uji gjatë natës

Uji përfshiu punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë gjatë natës së kaluar.

Ende s’është e qartë se cili ishte shkaku që uji vërshoi dhe dëmtoi pajisjet e materialet që ishin duke u përdorur për ndërtimin e urës.

Në pamjet e publikuara sot në mëngjes nga mediumi lokal “Jepi Zë” shihet gjendja e vendpunishtes dhe dëmet që ka shkaktuar uji aty.

Pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimshëm nga Ujmani për të dëmtuar punimet derisa u ankua se shumë pajisje e materiale janë dëmtuar nga uji.

Ai tha se për këtë rast në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende s’është deklaruar zyrtarisht.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka udhëzuar që pyetjet të dërgohen te Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë edhe me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes, Faruk Mujka, por s’ka qenë i qasshëm.

Ndërkaq, njoftimi i vetëm nga Ibër Lepenci deri më tani është ai i dhënë për ujësjellësin e Mitrovicës ku njofton se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

Të tjera

Showbiz

Benita hyn sonte në “BBVK”

Pas eliminimit në gjysme finale, Benita

Aktuale

Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut

Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,