Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku një paciente ka sulmuar fizikisht një doktoreshë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se e dyshuara është Shyhrete Dulla (rreth 36-vjeçar), e cila sot, më 25 prill 2025, është paraqitur në Stacionin Policor në Lipjan dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Ngjarja kishte ndodhur më 24 prill 2025, rreth orës 10:45, kur doktoresha Mirjeta Cakolli-Bajqinca ishte duke kontrolluar një pacient në QKMF. Në atë moment, një paciente që po priste në korridor filloi të bërtiste:
“Që tri orë jam duke pritur”, dhe më pas e shtyu dhe e goditi me shuplakë në fytyrë doktoreshën, duke i shkaktuar lëndime trupore që kërkuan trajtim mjekësor.
Fillimisht, identiteti i të dyshuarës nuk dihej, por pas hetimeve intensive, ajo u identifikua dhe sot është marrë në procedurë ligjore.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe është duke u hetuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës