Deputeti i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Albert Kinolli, thotë se është marrë vesh me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për një post ministror.
Kinolli tha gjatë një lidhje direkte në T7 se do ta votojë përbërjen e qeverisë që Kurti do ta prezantojë sot në Kuvend.
“Do ta japim votën pro për Qeverinë Kurti 3. Me kryeministrin disa herë jemi takuar dhe kemi një marrëveshje me të”, tha ai.
Kinolli tha se “në këtë qeveri, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës për herë të parë do të përfaqësohet me një pozitë ministrore”.
“Për ne nuk është me rëndësi cila pozitë. Me rëndësi që ne t’i formojmë së pari institucionet. Për pozitën ne do të flasim më vonë. Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë në cilëndo ministri që të na jepet, mirëpo sipas të gjitha gjasave, Ministrinë për Zhvillim Rajonal”, tha ai



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur