Mbi 7,000 raste të virusit Chikungunya janë raportuar në provincën Guangdong të Kinës që nga korriku, duke detyruar autoritetet të marrin masa të ngjashme me ato të pandemisë së Covid-19.
Sipas BBC-së, qyteti më i prekur është Foshan, ku pacientët mbahen në spital për një javë dhe nuk dalin pa marrë një test negativ, ndërsa shtretërit e tyre mbrohen me rrjeta kundër mushkonjave.
Bëhet e ditur se Chikungunya përhapet nga pickimi i mushkonjave të infektuara dhe shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve – që në disa raste zgjasin me muaj apo vite.
Edhe pse i rrallë në Kinë, dihet se ky virus është i zakonshëm në Azinë Jugore, Juglindore dhe pjesë të Afrikës. Raportohet poashtu se jashtë Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në Guangdong kanë raportuar raste. Ku vetëm javën e kaluar janë raportuar rreth 3,000 raste.
Sipas autoriteteve kineze, 95% e pacientëve janë shëruar brenda 7 ditëve, por virusi ka shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale, me SHBA-në që ka paralajmëruar qytetarët e saj që udhëtojnë në Kinë të tregojnë kujdes të shtuar.
Çfarë është Chikungunya?
Simptomat e virusit shfaqen 3-7 ditë pas pickimit dhe përfshijnë ethe, skuqje, dhimbje koke, muskujsh e kyçesh. Nuk ka kurë, por vdekjet janë të rralla. Rreziku më i madh u kanoset foshnjave, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.
Virusi është identifikuar për herë të parë në Tanzani në vitin 1952 dhe është raportuar tashmë në mbi 110 shtete.
Ndërsa, sipas OBSH-së, parandalimi më i mirë është eliminimi i vendeve me ujë të ndenjur ku shumohen mushkonjat.



Të tjera
Lajme Opinione
Mero Baze: Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari nga Albin Kurti
Albin Kurti po
Showbiz
Santiana fsheh fytyrën, ekspozon trupin ‘bombastik’
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova,
Lajme
Haxhiu: Nëse kandidohet për President dikush nga familja Jashari merr minimum 84 vota
Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në