Në një nga dasmat më luksoze të vitit, ku çdo detaj ishte planifikuar me finesë dhe të ftuarit VIP ruajtën një profil të ulët, Kim Kardashian nuk kaloi pa rënë në sy.
Teksa ceremonia madhështore e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez zhvillohej në Venecia, Kim zgjodhi të publikojë në rrjetet sociale disa imazhe provokuese me bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”.
Fotot, të postuara gjatë kohës që festa zhvillohej në një ambient historik dhe plot elegancë, shkaktuan një lumë komentesh nga ndjekësit e saj.
Reklamë në çdo rast. Kjo s’është mënyra për të nderuar një dasmë të tillë”, ishin vetëm disa nga reagimet në rrjet, ku shumë e akuzuan Kardashian për vetëpromovim të tepruar në një event që duhej të ishte privat dhe i rafinuar.
Pavarësisht polemikave, Kim nuk ka reaguar ndaj komenteve, por një gjë mbetet e qartë: ajo di gjithmonë si të marrë vëmendjen, edhe kur ceremonia nuk ka të bëjë me të.



Të tjera
Lajme
SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë
Lajme
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi
Ekskluzive Lajme
Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka