Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e LDK-së dhe njëherësh kandidate për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka deklaruar në Debat Plus se Lëvizjes Vetëvendosje i duhet një periudhë që të qëndrojë në opozitë.
Sipas Kica-Xhelilit, Vetëvendosje duhet ta rimendojë qasjen e saj. Ajo ka theksuar se nuk ekziston asnjë projekt madhor me të cilin kjo qeveri apo vetë kryeministri në detyrë mund të krenohen.
“A me PDK-në apo me Vetëvendosjen? Përgjigjja e parë është me parimet që i ka përcaktuar LDK-ja, mbi të cilat negociohet. Vetëvendosja nuk mund ta pranojë diçka të tillë, për faktin se të besosh në këto shtylla nuk është momentale, është proces”, ka thënë ajo.
“Mendësia është proces mbi të cilin duhet të kalosh. Nuk mundesh brenda natës ta rikuptimësosh atë mbi të cilën funksionon si individ apo si lëvizje politike. E para, dhe e dyta, është se gjithçka që kemi parë nga Lëvizja Vetëvendosje këto pesë vite, tregon se atyre u duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar plotësisht funksionin e ekzekutivit dhe qasjen që duhet ta ketë një parti politike gjatë qeverisjes”, ka deklaruar ajo.



Të tjera
Aktuale
Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha
Aktuale
Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu,
Aktuale
Kurti e tregon “recetën sekrete” të qeverisjes së tij
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka